LajmeSport

Roman Abramovich në telashe; Mbretëria e Bashkuar i ngre padi për çështjen e fondeve të Chelsea

Qeveria britanike ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore kundër Roman Abramovich për moszhbllokimin e 2.5 miliardë paundëve të fituara nga shitja e Chelsea të destinuara për viktimat e konfliktit në Ukrainë me oligarkun rus që nuk e ka autorizuar ende transferimin edhe pse ka skaduar afati i 90 ditëve.

Por kjo çështje nuk ka të bëhet vetëm me kohën, por edhe shifrën dhe destinacionin; ndërsa Londra kërkon që e gjithë shuma të shkojë në zonat e goditura nga pushtimi rus, avokatët e ish pronarit të Chelsea duan të akordojnë vetëm 987 milionë pas rimbursimit të huave të brendshme, një pozicion që u bë akoma më kritike pas sanksioneve të fundit të Premier League për parregullsi financiare të kryera nga Chelsea në periudhën kur Abramovich ishte ende pronar i klubit londinez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close