
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një vodeo postimi ka ndarë pamjet e punimeve për depërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska” nga rrethrotullimi te Kazerma deri në rrethrotullimin e ri që po ndërtohet në daljen e bulevardit tek shkolla e mesme komunale Gjimnazi “7 Marsi”. Në postimin e tij Kasami shkruan se ky bulevard është drejtë fundit pas shumë dekadash, shkruan Top24
Bulevardi Bllagoja Toska – Drenovec drejt fundit. Pas shumë dekadash të premtuar nga udhëheqësitë paraprake, ne po e bëjmë realitet tani!



