LajmeMaqedoni

Kasami takon kryetarin e Bogovinës, Feti Abaz: Do të ketë disperzim të NJTKZ në Bogovinë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazin me të cilin diskutuan për hapat e nevojshëm për një bashkëpunim ndërkomunal ku edhe në komunën e Bogovinës të vendosim disperzim të NJTKZ-së, shkruan Top24

“Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit ndërmjet komunave për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe për reagim më të shpejtë në raste emergjente. Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet e mbrojtjes dhe të sigurojë mbulim më efikas për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me komunat fqinje, me qëllim ndërtimin e një sistemi më funksional dhe më të përgatitur për t’u përballur me çdo situatë emergjente.” shrkuan Kasami,

Related Articles

Back to top button
Close
Close