
Përmes në njoftimi në Facebook, Haradinaj tha me besim të plotë se kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës të drejtë çlirimtare, transmeton Klankosova.tv.
“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar ai.



