
Gjatë kohës që Dolce ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, rrjeti zjeu nga aludimet dhe lajmet e pavërteta sikur ajo kishte gënjyer publikun.
Thashethemet që qarkulluan me shpejtësi pretendonin se ajo ishte 40 vjeçe dhe se kishte fëmijë, duke ngjallur shumë debate mes ndjekësve.
Tashmë, pas daljes nga shtëpia e BBVK, vetë Dolce ka vendosur të përballet me këto pyetje nga publiku. Gjatë një bashkëbisedimi virtual (“Ask”) me ndjekësit e saj në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për datën e lindjes dhe nëse është nënë. Dolce zbuloi saktë se ka lindur më 13/12/1994 dhe u përgjigj shkurt e qartë për fëmijët: “Nuk kam”.
Me këtë reagim, ish-banorja e BBVK duket se u ka vënë kapakun njëherë e përgjithmonë aludimeve të pabaza rreth jetës së saj personale. Ajo ka treguar se është e fokusuar në karrierën e saj dhe se nuk dëshiron të merret me spekulime të tilla që nuk kanë asnjë bazë të vërtetë.




