
Sonte patëm kënaqësinë që së bashku me strukturat e Forumit Rinor të BDI-së të organizojmë një iftar të përbashkët, në një atmosferë respekti dhe bashkimi.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka buruar nga sakrifica e popullit dhe nga përkushtimi i atyre që besuan në një të ardhme më të drejtë e më dinjitoze për shqiptarët. Në themelet e saj qëndron energjia, idealizmi dhe vrulli i rinisë, që gjithmonë kanë qenë forca lëvizëse e proceseve tona politike dhe shoqërore.
BDI ka qenë dhe mbetet parti e rinisë, një shtëpi politike ku të rinjtë jo vetëm që gjejnë hapësirë, por edhe marrin përgjegjësi për të udhëhequr proceset dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Sonte, rreth sofrës së iftarit, riafirmuam se rruga jonë vazhdon me të njëjtin ideal, me të njëjtin përkushtim dhe me energjinë e pashtershme të gjeneratave të reja.



