LajmeMaqedoniTopLajm

Vjosa Osmani dorëzon në parlament amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it nga populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj ka njoftuar se sot ka dorëzuar në parlament amandamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011, shkruan Top24

Osmani këtë iniciativë e bazon mbi dështimet e njëpasnjëshme për zgjedhjen e presidentit të cilat shkaktojnë krizë dhe pasiguri institucionale.

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!

Related Articles

Back to top button
Close
Close