LajmeMaqedoni

Zëvendësministri Hoxha njofton pagesën e subvencionet për fermerët e rinjë dhe pagat për barinjtë

Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe pylltarisë, Albrim Hoxha përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin se sot janë paguar subvencionet përmes Masës 112 – “Ndihmë për fermerë të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore”, sigurohet mbështetje financiare e pakthyeshme për të rinjtë që për herë të parë fillojnë të merren me bujqësi, duke marrë në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose duke themeluar një të re, shkruan Top24

“Kjo mbështetje u dedikohet të rinjve nga 18 deri në 40 vjeç, të cilët duhet të aplikojnë brenda 18 muajve nga regjistrimi i ekonomisë bujqësore në Regjistrin e Vetëm të Fermave Bujqësore.” shkruan Albrim Hoxha.
Janë realizuar dy pagesa të rëndësishme në mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin bujqësor, duke përfshirë mbështetjen për barinjtë dhe për fermerët e rinj. Përmes Masës 112 – “Ndihmë për fermerë të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore”, sigurohet mbështetje financiare e pakthyeshme për të rinjtë që për herë të parë fillojnë të merren me bujqësi, duke marrë në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose duke themeluar një të re.
Kjo mbështetje u dedikohet të rinjve nga 18 deri në 40 vjeç, të cilët duhet të aplikojnë brenda 18 muajve nga regjistrimi i ekonomisë bujqësore në Regjistrin e Vetëm të Fermave Bujqësore. Mbështetja mund të jepet edhe në formë parapagimi deri në 40% të shumës së miratuar, ndërsa pjesa tjetër paguhet pas realizimit të investimit.
Përmes këtyre masave vazhdon përkushtimi institucional për forcimin e blegtorisë tradicionale dhe për nxitjen e gjeneratës së re të fermerëve që të investojnë dhe të zhvillojnë prodhimin bujqësor në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close