LajmeMaqedoni

Faton Ahmeti: Familja heroike e Adem Jasharit zgjodhi sakrificën mbi dorëzimin dhe u bë simbol i përjetshëm i qëndresës shqiptare

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Drenicë e cila është një simbol i lirisë së Kosovës, shkruan Top24

Ahmeti në postimin e tij shkruan:

Mars 1998, kur një familje u bë kala e lirisë dhe një komb u ngrit në këmbë.
Familja heroike e Adem Jasharit zgjodhi sakrificën mbi dorëzimin dhe u bë simbol i përjetshëm i qëndresës shqiptare.
Nga qëndresa e tyre mori jetë dhe u fuqizua lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vulosur rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm histori, është amanet për çdo brez që liria të mbrohet gjithmonë!
Lavdi e përjetshme familjes Jashari!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!

Related Articles

Back to top button
Close
Close