LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri pjesë e iftarit “Sofra e Mirësisë”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sonte morri pjesë në iftarin e organizuar nga ana e Ambasadës së Turqisë në Shkup. Në “Sofrën e Mirësisë” ambasadori Sh.T. Fatih Ulusoy bashkëbisedoi ku i është ritheksuar rëndësia e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona, shkruan Top24

Sonte pata nderin të marr pjesë në programin e iftarit “Sofra e Mirësisë”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup,
Në këtë mbrëmje të veçantë pata kënaqësinë të takohem me Sh.T. Fatih Ulusoy, Ambasador i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, me të cilin ritheksuam rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona.
I pranishëm në këtë iftar ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, kjo sofër e përbashkët shërbeu si moment reflektimi, solidariteti dhe forcimi të miqësisë tradicionale mes popujve tanë.
Le të jetë ky muaj një periudhë paqeje, mirëkuptimi dhe afrimi për të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close