LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi dhe Rina Ajdari mobilizojnë Porojin: Gazmend Kasami zgjidhet kryetar i nëndegës në Poroj

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi ka vazhduar konsolidimin e degës së kësaj partie duke riorganizuar strukturat dhe nëndegët në të gjitha vendbanimet. Rexhepi i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari sot kanë mobilizuar nëndegën e kësaj partie në fshatin Poroj të komunës së Tetovës duke zgjedhur Gazmend Kasamin kryetar të këtij këshilli vendor, shkruan Top24

“Gazmend Kasami, djalë i ri dhe magjistër i shkencave juridike. Zgjedhja dëshmon për besimin në energjinë dhe potencialin e brezit të ri për të kontribuar në organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona.” shkruan Bajram Rexhepi.

Rexhepi më tej në postimin e tij shkruan se “Poroji njihet për guximin, kurajon dhe atdhedashurinë. Të mbështetur në këto vyrtyte dhe bashkë me energjinë rinore, ky vendbanim do të jetë një shtyllë e rëndësishme në fuqizimin e mëtejshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në rrugëtimin tonë drejt një organizimi edhe më të fortë e më pranë qytetarëve” përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close