LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi në ofensivë në Tetovë, Veton Murati kryetar i nëndegës së lagjes Migjeni

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi ka vazhduar në ringritjen e strukturave të kësaj partie në Tetovë duke rizgjedhur këshilltarin komunal Veton Murati në krye të nëndegës së lagjes Migjeni ndëra po ashtu themeluan edhe nëndegën “Servet Hajredini” kuvendi i së cilës pritet të mbahet së shpejti, shkruan Top24

Me zemën e Tetovës, me aktivin e lagjes Migjeni, sonte vazhduam përforcimin dhe konsolidimin e strukturave të BDI – Dega Tetovë.
Kryetar i nëndegës rizgjidhet Veton Murati, djalë i ri, profesionist dhe sportist i dëshmuar, ish-këshilltar komunal, i respektuar në lagje dhe komunitetin ku vepron. Vetonit i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në këtë përgjegjësi.
Njëkohësisht, formuam edhe nëndegën “Servet Hajredini”, për të cilën në ditët në vijim do të mbahet Kuvendi themelues. Me energji të reja dhe me unitet, po ndërtojmë një BDI-në e së ardhmes!

Related Articles

Back to top button
Close
Close