
Ka startuar sot botërori 2026 në MotoGP, me garën sprint të zhvilluar në pistën e Burinam, në Tajlandë.
Ai parakaloi në kthesën e fundit patriotin e tij Marc Marquez (Ducati), pas urdhërit nga komisarët e garës. Ata penalizuan Marquez, kampionin e botës në fuqi, për parregullsi në parakalimin që i bëri Acosta në xhiron e parafundit.
Dy pilotët bënë një garë “rrotë më rrotë”, ku herë udhëhiqte njëri e herë tjetri. Komisarët e garës e cilësuan si të gabuar parakalimin e Marquez, që nuk la hapësirë dhe nxori Acosta jashtë piste.



