
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Bekim Sali i cili pas takimit me presidentin Begaj në postimin shqiptaerët e Maqedonisë i quajti popuj të ndryshëm. Ademi në reagimin e tij i kujton zëvendëskryeministrit Sali se Në Maqedoninë e Veriut jeton i njëjti popull shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë. Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk guxojnë të ngatërrohen me marrëdhëniet tona kombëtare si shqiptar, shkruan Top24
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete fqinje, anëtare të NATO-s dhe që ndajnë të njëjtin ideal për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në Maqedoninë e Veriut jeton i njëjti popull shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë.
Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk guxojnë të ngatërrohen me marrëdhëniet tona kombëtare si shqiptar. Jemi një komb. Jemi shqiptar. Vetëm aq, zoti Zëvendëskryeministër i Parë. Nuk jemi popuj të ndryshëm! Dhe kurrë s’kemi për të qenë.” shkruan Arbër Ademi.



