LajmeRajon

VIDEO- Shkarkimi i Ballukut dhe ndryshimet në qeveri, pas mbledhjes së kabinetit, Rama disa orë në “Vilën 30”, i bashkohet edhe Albana Koçiu

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë paraditen e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Vilës 30 në Tiranë, ku ka qëndruar për disa orë.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, ndërsa ka qëndruar aty deri rreth orës 13:00.

Më pas në Vilën 30 ka shkuar edhe Albana Koçiu, e cila është propozuar nga kryeministri Rama për të marrë postin e zëvendëskryeministres pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

albana kociu
Albana Koçiu

Ndryshimet ne qeveri

Kujtojmë që një ditë më parë, pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të PS, kreu i qeverisë njoftoi ndryshimet në kabinet.

Krahas shkarkimit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe disa ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Lëvizjet prekin ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, atë të Brendshme, të Drejtësisë, Mbrojtjen e deri te ajo e Jashtme.

Belinda Balluku, e vënë nën akuzë nga SPAK, do të zëvendësohet në postin e numrit dy të qeverisë nga Albana Koçiu, e cila mbante postin e ministres së Brendshme.

Ndërsa postin e Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, do ta marrë Enea Karakaçi, i cili është administrator i OSHEE-së.

Besfort Lamallari ikën nga ministria e Drejtësisë dhe shkon në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Besort Lamallari zëvendësohet nga Toni Gogu, ky i fundit do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që mbante deri më Toni Gogu, do të emërohet deputetja e Vlorës, Erjona Ismaili.

Kreu i Qeverisë ka shkarkuar edhe Pirro Vëngun nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Në vendin e tij në krye të Mbrojtjes është emëruar Ermal Nufi.

Po ashtu  nga kabineti qeveritar ka larguar edhe Elisa Spiropalin si ministre e Punëve të Jashtme, duke e zëvendësuar këtë të fundit me Ferit Hoxhën, ambasadorin e Shqipërisë në OKB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close