
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ti dhe depuetë të ASH-së në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë pritur presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, forcimin e lidhjeve institucionale dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj integrimit europian, shkruan Top24
“Sot në Shkup, së bashku me miq dhe bashkëpuntorë, pritëm në takim Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Bajram Begaj.
Në një atmosferë vëllazërore dhe konstruktive, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, forcimin e lidhjeve institucionale dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj integrimit europian.” ka shkruar Taravari.



