
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin diskutuan rreth për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik, shkruan Top24
Ahmeti më tej shton se “Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror” përvjell Top24
Ali Ahmeti
Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik.
Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror.




