LajmeMaqedoni

Kaltrina Zekolli Shaqiri mer titullin Profesor Doktor Inordinar

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot nga ana e Këshillit Mësimor-Shkencor në Fakultetin Juridik pranë Universiteti Nënë Tereza në Shkup, ka marrë titullin Profesor Doktor Inordinar. Ky titull për Zekollin përfaqëson jo vetëm një arritje akademike, por edhe një etapë thelbësore të jetës profesionale, shkruan Top24

“Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Ka qenë një maratonë e gjatë, e mbushur me sfida, sakrifica dhe punë të vazhdueshme, por gjithmonë e udhëhequr nga besimi se dija, përkushtimi dhe këmbëngulja japin fryte. Edhe pse sot ushtroj funksion politik, akademia ka qenë dhe mbetet thelbi i identitetit tim profesional vendi ku janë formësuar parimet, mendimi kritik dhe përgjegjësia ime ndaj shoqërisë” tha Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Sot, zyrtarisht, me shumicë votash të Këshillit Mësimor-Shkencor në Fakultetin Juridik pranë Universiteti Nënë Tereza në Shkup, u titullova Profesor Doktor Inordinar. Ky titull për mua përfaqëson jo vetëm një arritje akademike, por edhe një etapë thelbësore të jetës sime profesionale.
Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Ka qenë një maratonë e gjatë, e mbushur me sfida, sakrifica dhe punë të vazhdueshme, por gjithmonë e udhëhequr nga besimi se dija, përkushtimi dhe këmbëngulja japin fryte. Edhe pse sot ushtroj funksion politik, akademia ka qenë dhe mbetet thelbi i identitetit tim profesional vendi ku janë formësuar parimet, mendimi kritik dhe përgjegjësia ime ndaj shoqërisë.
Falënderimi më i sinqertë shkon për prindërit e mi, të cilët, me dashurinë, durimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, kanë qenë shtylla kryesore që më ka çuar deri në këtë pikë. Kontributi i tyre është i pamatshëm dhe ky sukses u takon po aq sa mua.
Ky titull është një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi e re për të vazhduar të kontribuoj me seriozitet, integritet dhe përkushtim në arsim, shkencë dhe në shërbim të shoqërisë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që kanë besuar në mua.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close