
Aleanca për Shqiptarët po përballet me një nga periudhat më të trazuara në historinë e saj që nga themelimi, pasi zhvillimet e fundit brenda partisë kanë çuar në ndarjen e saj në katër fraksione të veçanta, secili me strukturë dhe udhëheqje të pretenduar si një kryetar i ASH-së, shkruan Top24
Që nga ndarja e Ziadin Selës, brenda partisë, tashmë ekzistojnë katër grupe që veprojnë paralelisht, duke pretenduar legjitimitetin e përfaqësimit të subjektit. Grupi i parë udhëhiqet nga Ziadin Sela, një nga figurat themeluese dhe ish-kryetar i partisë i cili vazhdon të meret me procedurën gjygjsore për kthimin e vulave ndërkohë që kanë themeluar një subjekt rezervë. Grupi i dytë drejtohet nga Arben Taravari, i cili gjithashtu ka mbajtur postin e kryetarit dhe ka pasur rol të rëndësishëm në strukturat organizative madje duke fituar edhe dy komuna me një diferencë të jashtzakonshme. Taravari aktualisht është kryetari legjitim me të drejtë nënshrkimi e vula dhe zyra të partisë sidhe po ashtu në përgaditje të kongresit të radhës të cilit i prinë kryetari i Gostivarit, Valbon Limani një emër emblematik për oponionin.
Ndërkohë, fraksioni i tretë udhëhiqet nga Arben Fetai, i cili ka shpallur platformën e tij për reformim dhe ristrukturim të partisë të cilët mbetën në pushtet pas largimit të ASH-së nga qeveria duke zëvendësuar postet e grupit të Taravarit me njerës nga vartësit e tyre. Në anën tjetër, grupi i katërt është krijuar dje pas shumë përplasjeve dhe pakënaqësive mes Arben Fetaut dhe Azir Aliut ndërsa ky grup do të drejtohet nga Ilir Demiri, i cili ka bërë thirrje për unitet, por nën një koncept të ri organizativ. Demiri ishte deputet i Fronrit Europian së bashku me Ziadin Selën, ndërsa pas largimit të Selës nga AKI, Demiri vendosi të mbetet deputet i pavarur duke i siguruar Badenter qeverisë për “Safe City” dhe për avokatin e popullit.
Përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët thuhet se kanë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth drejtimit politik, bashkëpunimeve të mundshme dhe mënyrës së organizimit të brendshëm. Secili grup ka paralajmëruar mbajtjen e kuvendeve dhe aktiviteteve të veçanta, duke thelluar kështu krizën institucionale brenda subjektit.
Analistët politikë vlerësojnë se kjo situatë mund të ndikojë ndjeshëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në prag të proceseve të ardhshme zgjedhore.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një proces bashkimi apo nëse ndarja do të formalizohet në subjekte të reja politike. TOP24



