
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte pjesë e sofrës së iftarit të organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së veriut ku ishin të ftuar kryerarët e komunave dhe personalitete të tjera të jetës publike në vend. Kasami në postimin e vlerëson këtë organizim si “Një mbrëmje vëllazërore, respekti dhe bashkimi rreth vlerave që na afrojnë si shoqëri” , shkruan Top24
“Iftar i shtruar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. Një mbrëmje vëllazërore, respekti dhe bashkimi rreth vlerave që na afrojnë si shoqëri.
Allahu i pranoftë agjërimin dhe lutjet tona
“, shkruan Kasami përcjellë Top24



