LajmeRajon

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Dy rrugë janë përpara për çështjen e presidentit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.

Ai tha se për çështjen e presidentit duhen dy rrugë, raporton Klankosova.tv.

“Ne folëm për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 9 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close