
Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për t’u takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të ketë si temë diskutimi çështjen e presidentit, raporton Klankosova.tv
Ndryshe nga Abdixhiku, një ditë më parë, Kurti priti në takim liderin e PDK-së, Bedri Hamzën, por diskutimet e tyre rreth shefit të shtetit u zhvilluan në Qeveri.



