
Ish ministri njëherit deputet i parlamentit të Shqipërisë, Taulant Balla përmes një postimi në profilin e tijka reaguar ndaj fyerjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e futbollit mes KF Bashkimit 1947 dhe KF Vardarit. Në reagimin e tij deputeti balla shpreh shqetësimin e thellë për incidentet dhe dënoj ashpërsisht fyerjet me bazë nacionaliste e rraciste kundër futbollistëve dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947, shkruan Top24
“Thirrjet kundër shqiptarëve ishin shumë të rënda dhe po aq të rënda duhet të jenë masat e ndërshkimet e ndërmarra nga Federata e Futbollit në vendin fqinj. Nëse futbolli europian dhe ai botëror gjatë kësaj jave u solidarizua me futbollistin e Real Madrid Vinicius, e njëjta gjë duhet të ndodhë me djemtë e ekipit dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në Maqedoninë e Veriut. Do të jetë gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarje!” shkruan Taulant Balla përcjellë Top24
Reagimi i plotë i Taulant Ballës!
“Si dashamirës i futbollit, por dhe si një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për incidentet dhe dënoj ashpërsisht fyerjet me bazë nacionaliste e rraciste kundër futbollistëve dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në një ndeshje të zhvilluar dje të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Thirrjet kundër shqiptarëve ishin shumë të rënda dhe po aq të rënda duhet të jenë masat e ndërshkimet e ndërmarra nga Federata e Futbollit në vendin fqinj. Nëse futbolli europian dhe ai botëror gjatë kësaj jave u solidarizua me futbollistin e Real Madrid Vinicius, e njëjta gjë duhet të ndodhë me djemtë e ekipit dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në Maqedoninë e Veriut. Do të jetë gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarje!”



