LajmeSport

Alarm te Juventusi, Yildiz rrezikon “finalen” me Galatasaray

Juventus e ka gjetur veten në mes të një forme të dobët dhe tani, Luciano Spalletti mund të duhet të bëjë pa yllin turk Kenan Yildiz, për ndeshjen vendimtare të rundit të play-off të Champions League, të mërkurën në mbrëmje kundër Galatasaray.

Kjo për shkak se talenti turk u lëndua në pulpë gjatë ndeshjes kundër Comos të shtunën të cilën “Zonja e vjetër”, e humbi me rezultat 0:2.

Lëndimi i talentit kërkoi menjëherë reagimin e Spallettit, i cili edhe e zëvendësoi atë dhe tani sipas mediave italiane, turku edhe mund të mos paraqitet fare shkaku i këtij lëndimi, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të thotë që Yildiz ka nevojë që Juventusi të bëjë një mrekulli të vogël nëse dëshiron të mbajë gjallë udhëtimin e tij në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Juventusi humbi 5:2 në ndeshjen e parë nga Galatasaray në Stamboll javën e kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close