
Në vazhdën e riogranizimit të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, në komunën e Çairit gjatë ditës së sotme është mbajtur kuvendi i nëndegës “Faik Konica” ku kryetar dege u zgjodh Dr.Jeton Zeka ndërsa në këshillat vendor KV 1 – Sejdi Ajdari, KV 2 – Ernad Bakiu, KV 3 – Jetmir Luta, shkruan Top24
Nëndega “Faik Konica” është e para në Çair që, pas Kongresit të Partisë, mbajti Kuvendin Zgjedhor.
Në një atmosferë festive dhe të motivuar, kuvendarët zgjodhën strukturat e reja drejtuese të nëndegës.
Kryetar i nëndegës: Dr. Jeton Zuka
Nënkryetarë: Fuat Ajdari dhe Amar Mustafa
Sekretar: Burim Luzha
Kryetarë të Këshillave Vendore:
KV 1 – Sejdi Ajdari
KV 2 – Ernad Bakiu
KV 3 – Jetmir Luta
U zgjodh gjithashtu Komiteti i Veteranëve dhe Këshilli Mbikëqyrës, duke përmbyllur procesin statutar të riorganizimit.
Të zgjedhurve u urojmë suksese në përgjegjësitë e reja.



