
Zëvendës ministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot qëndroi së bashku me përfaqësuesit qeveritar në inspektimin e punimeve të Koridorit 8 nga ku theksoi se “Segmenti Gostivar–Bukojçan po avancon me ritëm të qëndrueshëm, duke e afruar çdo ditë më shumë realizimin e një lidhjeje moderne dhe të sigurt për qytetarët dhe ekonominë”, shkruan Top24
Zekolli Shaqiri më tej shtoi se Korridori VIII është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend tashmë shihet qartë në terren!
Korridori VIII po merr jetë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend tashmë shihet qartë në terren!
Segmenti Gostivar–Bukojçan po avancon me ritëm të qëndrueshëm, duke e afruar çdo ditë më shumë realizimin e një lidhjeje moderne dhe të sigurt për qytetarët dhe ekonominë. Ky aks do të mundësojë qarkullim më të shpejtë, rritje të sigurisë në komunikacion dhe zhvillim më të madh rajonal.
Gjatë vizitës në terren, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin e Transportit Aleksandar Nikoloski, Zëvendëskryeministrin e parë Bekim Sali, Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski dhe deputetin Bekim Qoku, pamë nga afër progresin e punimeve dhe angazhimin institucional për përfundimin e këtij projekti strategjik.
Korridori VIII nuk është vetëm infrastrukturë është investim në zhvillimin ekonomik, në lëvizjen më të lehtë të njerëzve dhe mallrave dhe në forcimin e lidhjeve rajonale drejt perspektivës evropiane.



