LajmeMaqedoniOpinion

Nafie Selmani: Sa përqind kushton VLEN-?

Nëse i ndjekim dhe vëzhgojmë zhvilimet në VLEN, duket se liderë realë të VLEN-it të jenë dy kryeministrat, Kurti dhe Mickoski, dhe se këta po i mbajnë “bashkë” ndërsa për një lider formal brenda vetë koalicionit, ata kurrsesi nuk po arrijnë të dakordësohen.
As Kurti, me gjasë, nuk po arrin t’i bindë për formulën e 1 VLEN-i me 2 kryetarë (Bilall dhe Izet), me sekretar këshilltarin e tij, Qokun, i cili nuk kalon muaj apo javë pa ndonjë gafë publike dhe që për më tepër, nuk gëzon simpati as nga anëtarësia e partive përbërëse. Ndërkohë, si nënkryetarë përmenden Fetai dhe Sali.
Kanë kaluar muaj të tërë me deklarata të përditshme: “Së shpejti bëhemi NJË”! Por, pengesa më e madhe për bashkimin e tyre duket të jetë PËRQINDJA (%) pra, si do të ndahet përfaqësimi dhe pesha e secilës parti brenda strukturës së përbashkët.
Sali dhe Fetai me gjasë nuk pranojnë përqindje më të vogël se 25% për secilin. Dhe, ndoshta, nga këndvështrimi i tyre, kanë të drejtë, sepse askush nuk dëshiron të hyjë në një bashkim ku paraprakisht ndjehet i zvogëluar. Por atëherë a do të thotë se problemi real qenka parimi, apo PËRQINDJA?
Le të rikujtojmë këtu pak akuzat e shumta ndaj Arben Taravarit kur ai u largua nga VLEN-i. E shanin atë krerët dhe eksponenetë të VLEN-it, përhapën një mal akuzash me shpifje ndaj tij, propagandonin se kërkonte kaq e aq PËRQINDJE (%) se po e dëmtonte unitetin, se po e tradhtonte “kauzën”. Ndërsa, sot gati një vit pas largimit të tij, po bëhet e qartë se pikërisht për PËRQINDJE vetë krerët e mbetur në VLEN nuk po arrijnë kurrqysh të merren vesh.
Nëse problemi ishte Taravari dhe përqindja e tij, pse sot kur ai nuk është në mesin tuaj, s’po bëheni një? Cila përqindje?
Do të ishte e ndershme që sot dikush nga ata (VLEN-i) të dilte e të kërkonte falje ndaj anëtarëve dhe aktivistëve për gjithë atë mllef e përçarje që u mboll mes tyre me akuza të rreme për Taravarin.
Nejse, të mëdhenjtë kërkojnë falje, të vegjlit grinden për lodra. E në këtë rast, lodra e tyre quhet VLEN

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close