LajmeMaqedoniTopLajm

Kaltrina Zekolli Shaqiri: Së shpejti linja të regullta ajrore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve përmes një postimi ka bërë të ditur se Ministria për Transport dhe Lidhje ka filluar procedurat për për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Sipas Zekollit, përmes kësaj marrëveshje do të sigurohen linja të rregurllta me Arabainë Saudite, shkruan Top24

“Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe një vullnet të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, rritjen e investimeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Vendosja e fluturimeve të rregullta pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe biznesit, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve” tha zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojme se Ministria e Transportit ka nisur procedurat për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i kornizës juridike që do të mundësojë hapjen e linjave të rregullta ajrore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Deri më tani, ndërmjet dy vendeve nuk ka ekzistuar komunikim i drejtpërdrejtë ajror.

Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe një vullnet të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, rritjen e investimeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Vendosja e fluturimeve të rregullta pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe biznesit, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Transportit në periudhën në vijim do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për fillimin e procedurave zyrtare për rregullimin e transportit ajror, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.

Related Articles

Back to top button
Close
Close