LajmeMaqedoniTopLajm

Frymë e re e PDSH-së në Zhelinë, Berkim Sherifi zgjidhet kryetar dege

Në vazhdën e ringritjes së fuqishme të Partisë Demokratike Shqiptare, në komunën e Zhelinës gjatë ditës së sotme u mbajtë kuvendi i degës ku Bekim Sherifi u zgjodh kryetar dege sidhe u votua edhe kryesia e re e degës, e cila do të angazhohet me përkushtim në realizimin e prioriteteve programore dhe në konsolidimin e mëtejshëm të strukturës organizative, shkruan Top24

Në kuadër të procesit për ristrukturimin dhe forcimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Zhelinë.

“Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë politike, disiplinës organizative dhe angazhimit aktiv të çdo strukture për t’u përballur me sfidat që e presin partinë në periudhën në vijim.
Ky kuvend paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe organizimit më efikas të PDSH-së në Zhelinë.
Sekretariati për Informim – PDSH”, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close