
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Faton Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi po qëndron në Prishtinë në pritjen shtetërore për nderë të pavarsisë së Kosovës. Ahmeri dhe Kurti në këtë ceremoni shtetërore kanë shtërnguar duart mes njëri tjetrit, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Pritjen Shtetërore me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Rruga e Kosovës është rrugë sakrifice, vizioni dhe përkushtimi të palëkundur për liri e shtetndërtim.
Urime përherë Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë historike.




