
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër si loti dhe he ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb. Ahmeti mes protestuesve në Prishtinë krah presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëluftëtarëve të tij më tej shtoi se ai besojn thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë, shkruan Top24
Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tjerët edhe njëherë do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia.






