LajmeMaqedoniTopLajm

Katër prokuror të ri publik morën vlerësim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve Publik pothuajse njëzëri dha vlerësim pozitiv për katër nga pesë kandidatët që kishin aplikuar për prokuror të ri publik shtetëror. Me përjashtim të ushtrueses së detyrës së Prokurores së Përgjithshme, Anita Topollova-Isajllovska, e cila mori vetëm një votë negative nga një anëtare e Këshillit, për prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin e Gjykatës Penale, Nenad Savevski dhe prokuroren e Prokurorisë së Shkupit, Lidija Raiçeviq, u dhanë njëzëri mendime pozitive.

Për ish-kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski, Këshilli i Prokurorëve njëzëri vendosi se nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë kandidat për prokuror publik shtetëror.

“Arsyeja është se të gjithë kandidatët janë prokurorë publikë, njëri është gjykatës, me punë të suksesshme si në prokurori ashtu edhe në gjykata. Dhe nuk mundëm si anëtarë t’i ndajmë, sepse të gjithë kanë nga 20, 30 apo 15 vite përvojë si prokurorë, prandaj dhamë mendim pozitiv”, tha Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Brenda 15 ditëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet t’i dorëzojë mendimet në Qeveri, e cila më pas duhet të propozojë kandidatin për Prokuror të ri publik në Kuvend, ku duhet të miratohet nga deputetët me të paktën 61 vota. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close