
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi ka reaguar ndaj skandalit të publikuar sot ku shqiptarëve ju kthehet dhe nuk ju pranohen kërkesat vetëm në gjuhën shqipe duke ju kërkuar që të njejtat ti dorëzojnë edhe në gjuhën maqedonase, Në një dokument të publikuar shihet një shkresë ku u kërkon që të mund të procedohet kërkesa e dorëzuar duhet të parashtrohet edhe në gjuhën maqedonase. Demi në postimin e tij shkruan se “Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin “që ta kuptojnë saktë dhe drejt”. Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare” shkruan Top24
Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin “që ta kuptojnë saktë dhe drejt”.
Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare.
P.S. Nuk mu besua kur e lexova shkresën e mëposhtme!



