LajmeMaqedoniTopLajm

Rëzohet një masiv gurësh në “Matkë” shmanget për një fie floku një tragjedi

Rëshqitja e një shkëmbi në shtegun për këmbësorë në Kanionin e Matkës  në Shkup për pak sa nuk përfundoi me tragjedi, pasi një masiv i shkëmbi i madh u shemb në momentin kur në afërsi të menjëhershme ndodheshin vizitorë, përcjellë Top24

Sipas raportimeve ky incident  ka ndodhur më 7 janar të këtij viti dhe  sipas pamjeve video që ka siguruar KURIR, shihet qartë momenti kur shkëmbi bie, vetëm disa sekonda pasi vizitorët ishin larguar nga vendi duke bërë kështu të shpëtojnë nga më e keqja dhe një tragjedi.

Aksidenti u shmang për një fije floku, pasi personat që ndodheshin në shteg pak çaste para rrëshqitjes u larguan dy deri në tre metra dhe vazhduan të fotografonin kanionin, të pavetëdijshëm për rrezikun që u kanosej.

Fatmirësisht, në incident nuk ka persona të lënduar, por ngjarja rihap sërish çështjen e sigurisë së shtigjeve për këmbësorë në Kanionin e Matkës, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit, kur rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve është më i lartë.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse shërbimet kompetente kanë kryer inspektim në terren dhe nëse do të pasojnë masa shtesë për mbrojtjen e vizitorëve  në këtë kanion shumë të vizituar të vendit.Top24


 

Related Articles

Back to top button
Close
Close