LajmeMaqedoniTopLajm

Bllokohet rruga Manastir-Resnjë përshkak të konfiskimit të veturave

Pas ndezjes së gomave në Koçan është bllokuar edhe rruga rajonale Manastir–Resnjë u bllokua përkohësisht sot pas një proteste të një grupi qytetarësh, pas së cilës LAMM (AMSM) njoftoi për ndërprerje të qarkullimit. Incidenti ndodhi në një segment frekuent dhe shkaktoi kolona dhe vështirësi në lëvizje, shrkuan Top24

Sipas mediave maqedonase, potestuesit dogjën plastikë dhe mbeturina, ndërsa tymi i dendur uli dukshmërinë dhe rrezikoi sigurinë në trafik. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje si “kërkojmë drejtësi” dhe “pa drejtësi, s’ka paqe”, përcjellë Top24

Sipas informacioneve jozyrtare, shkak i protestës është konfiskimi i automjeteve të personave që kanë drejtuar mjetet pa patentë, masë e vendosur me ndryshimet e fundit të Ligjit për kundërvajtje. Një pjesë e qytetarëve shprehën pakënaqësi për vlerën e lartë të automjeteve të konfiskuara, duke pretenduar se masa i vendos në pozitë të pabarabartë.

Në terren ishin të pranishëm punonjës policie, të cilët monitoruan situatën dhe siguruan zonën. Për momentin nuk ka informacione për persona të ndaluar, as për kohëzgjatjen e saktë të bllokadës apo masa të tjera shtesë.Tpç24

Related Articles

Back to top button
Close
Close