Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza luhen nesër dhe të martën, me dy përballje që vendosin avantazhin e parë në garën për finalen. Katër skuadra, dy duele të forta dhe objektivi është fitorja.
Teuta pret në shtëpi fituesen në fuqi të trofeut, Vllazninë, në një përballje mes dy ekipeve që kanë dominuar në çerekfinale me paraqitje bindëse. Dueli Teuta – Vllaznia luhet nesër në orën 12:00 në Durrës.
Në gjysmëfinalen tjetër, Gramshi do të përballet me Apoloninë në një duel që pritet të jetë mjaft i vështirë për të dyja skuadrat e ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Sfida Gramshi – Apolonia do të zhvillohet të martën në orën 14:00, ku presioni është maksimal për të dyja skuadrat.



