LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasadori Meidani takon Valbon Limanin dhe Isen Shabanin

Ambasadori i Shqipërisë në Republikëne  Maqedonisë së Veriut, shkëleqesia e tij Denion Meidani sot ka takuar kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, shkruan Top24

Ambasadori Meidani uroi dy kryetarët e komunave duke falënderouar për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë. Meidani së bashku me Limanin dhe Shabanin mes tjerash diskutuan edhe për rëndësinë e strategjike të Korridorit VIII — nevojën, ndikimin afatgjatë dhe potencialin e tij për zhvillim ekonomik — veçanërisht duke qenë se këto komuna janë pjesë e gjurmës së këtij korridori. Diskutuam gjithashtu vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe nisma të reja që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.Top24

Takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani 🤝🇦🇱🇲🇰
I urova suksese në mandatin e ri dhe i falënderova për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë.
Biseduam për rëndësinë strategjike të Korridorit VIII — nevojën, ndikimin afatgjatë dhe potencialin e tij për zhvillim ekonomik — veçanërisht duke qenë se këto komuna janë pjesë e gjurmës së këtij korridori. Diskutuam gjithashtu vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe nisma të reja që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale. 🚧🌍
Bashkëpunimi institucional, vizioni i përbashkët dhe puna në terren mbeten çelësi për zhvillim real dhe për një rajon më të lidhur e më pranë Evropës 🇪🇺✨

Related Articles

Back to top button
Close
Close