
Opinioni i gjërë u njoftua para disa ditësh se këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në qytetin e Shkupit do të largohet nga koalicioni me AKI-në dhe do të veproj i pavarur ndërsa po të njejtin veprim morri edhe këshilltari i kësaj partie në komunën e Sarajit. Pas largimit të Selës nga AKI, kandidimi i Zuli Demirit dhe paralajmërimit të Izet Mexhitit se Ziadin Sela do ti bashkohet shumicës në opinion është ngritur edhe një dilemë me shumë pyetje pasuese duke ngjallur interesim nëse këshilltarët e Selës do të pavarsohen edhe në komunat tjera dhe nëse po e njejta do të ndodhë në qytetin e Strugës dhe ado të jetë ky një koalicion nën hije me Mendi Qyrën dhe Ramiz Merkon për të siguaruar funksionim normal të këshillit të komunës së Strugës me kryetar maqedonas, shkruan Top24



