LajmeRajonTopLajm

Vuçiq: Kam “luftuar” që edhe Bosnja dhe Maqedonia të hyjnë në BE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk e përjashton mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian së bashku me Ukrainën, përmes një procedure të përshpejtuar, si pjesë e procesit që po zhvillohet në kuadër të arritjes së një zgjidhjeje për ndërprerjen e luftës në atë vend.

Vuçiç këtë deklaratë e bëri në programin e Radiotelevizionit Federal të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku tha se kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishëm nëse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i bashkohen “Bashkimit Evropian ose ndonjë lloj Unioni gjysmë-evropian”.

Ai shpjegoi se po përpunohet një qasje e veçantë si pjesë e marrëveshjes së paqes për Ukrainën, në mënyrë që vendi të mund të bëhet anëtar nga 1 janari 2027, gjë që ai e vlerësoi si një mundësi edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që janë jashtë BE-së.
“Për këtë jam përpjekur, kam luftuar. Jo vetëm për Serbinë, por edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close