LajmeRajon

Rama: Unë jam katolik, gruaja myslimane – djali i lirë të bëhet hebre

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i njohur për aftësinë e rrallë për të pasur gjithmonë fenë e duhur në vendin e duhur, gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit gjeti kohë të flasë edhe për bindjet fetare të djalit të tij. Përballë Benjamin Netanyahut, Rama e ngriti diskursin në një nivel edhe më personal, duke garantuar se edhe feja e të birit mbetet e hapur për negocim.

Siç raporton JOQ, Rama deklaroi se nuk do të ishte aspak e pabesueshme që djali i tij të zgjidhte të bëhej hebre, një sqarim i domosdoshëm për të treguar se respekti ndaj Izraelit nuk ndalet te fjalimi, por shtrihet deri te pema familjare.

Duke kujtuar se vetë është katolik dhe gruaja e tij myslimane, kryeministri e paraqiti fenë jo si bindje personale, por si një opsion të hapur familjar, të menduar paraprakisht dhe të përshtatshëm për çdo kontekst ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close