
Shkruan Urim HASIPI
Sulmi ndaj punonjësve të Parkut Kombëtar Mali Sharr, tregon se përfundimisht në këtë shtet padrejtësia tashmë ka marrë edhe formë institucionale.
Sulmi, i cili kulmoi me lëndim ndaj këtyre punonjësve ka ndodhur nga punëtorë të Operatorit Turistik me pronar maqedonas.
Me këtë rast, është sulmuar shteti, ligji dhe rendi në mënyrën më brutale të mundshme.
Edhe pse Parku Kombëtar Mali Sharr, për të disatën herë ka kërkuar nga operatorët që organizojnë shëtitje me Shtypëse Bore (Ratrak) të lidhin kontratë, të respektojnë rregullat dhe shtigjet nëpër të cilët do të lëvizin ata.
Me këtë, një operator turistik me pronar shqiptar ka lidhur kontratë dhe funksionon pa probleme. Operatori “I pushtetshëm) ose “Kapadahi” nuk ka kontratë dhe abuzon me natyrën për përfitime me qindra e mijëra euro.
Pra, operatorët turistik përftojnë në kurriz të natyrës dhe është mëse normale që të paguajnë, fundja Parku Kombëtar është institucion shtetëror por që rrogat e punëtorëve nuk sigurohen nga shteti por duhet vet të sigurojnë rrogat.
Problemi është se sikurse një operator turistik me pronar shqiptar të sulmonte punëtorët e Parkut Kombëtar.
Sigurisht se situata do të ishte ndryshe. Edhe njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të zbarkonin në Kodrën e Diellit dhe do të kishte arrestime spektakolare.
Por, ka rastisur që pronari të jetë maqedonas dhe shteti nuk funksionon por paligjshmëria funksionon.
Ironia e krejt kësaj është se operatori turistik është i lidhur me pushtetin lartë në qeveri dhe nuk mund t`i hyjë therra në asnjë këmbë edhe kur shkel me dy këmbë ligjin.
Ai nuk jep llogari se ka sulmuar “shtetin”, ka sulmuar “ligjin”, vetëm se është maqedonas. Tragjedia është edhe më e madhe, kur punonjësit e Parkut Kombëtar Mali Sharr kanë kërkuar asistencë poliore në numrin 112, nuk u është ofruar asistencë.
Pra, shteti nuk i ofron asistencë shtetit.Thjeshtë, shteti me nëj fjalë jep mesazhin e qartë se një pronar maqedonas ka të drejtë të sulmojë kushdo qoftë vetëm sepse është i përkatësisë etnike maqedonas dhe drejtori i Parkut Kombëtar është shqiptar.
Shumë e thjeshtë është situata.
Për Shembull, le të guxojë dikush, qoftë person fizik, qoftë operator turistik të sulmojë punëtorët e Parkut Kombëtar “Mavrovë”, Parkut Kombëtar “Galiçica”, Parkut Kombëtar “Pelister” etj.
Me siguri situata do të ishte alaramante. Me siguri edhe kryeministri edhe ministrat do të zbarkonin dhe do i dilnin në ndihmë institucionit shtetëror.
Sot, hesht kryeministri, hesht zëvendëskyreministri, hesht zëvendës ministri , heshtin të gjithë që sot do të duhej të ishin në krah të drejtorit të Parkut Kombëtar dhe fundja në krah të institucionit shtetërorë.
Pra, edhe kësaj rradhe sikurse në shumë raste tjera, zyrtarët e VLEN-it janë lënë në mëshirë të fatit.
(qëndrime personale)



