LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Duan shfuqimizimin e qeverisë teknike që ministrat opozitar të mos e zbulojnë krimin

Çdo përpjekje për shfuqizimin e qeverisë teknike në këto kushte përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, vlerëson LSDM-ja.

Në një njoftim partiak, partia më e madhe opozitare thotë se plani i kryeministrit Mickoski nuk përfshinte dialog për reforma, por një skenar të menduar për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të parapërgatitura.

“Plani i Mickoskit dhe koalicionit të tenderëve VMRO–ZNAM nuk ishte për dialog dhe as për reforma. Bëhet fjalë për një skenar të menduar për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë të dakorduara, e më pas për migrantë kundrejt parave. Një skenar në të cilin të gjitha institucionet janë të kapura në kthetrat e pushtetit, ndërsa Maqedonia mbahet qëllimisht në izolim, në mënyrë që të rrjedhin tenderë kriminalë,” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Më tej, nga LSDM-ja thonë se përmes rezolutave dhe zgjidhjeve ligjore po goditet liria e shprehjes së opozitës, po mbytet demokracia dhe po krijohet një atmosferë frike.

“Është okupuar tërësisht sistemi gjyqësor – është vendosur kontroll mbi prokurorinë, ushtrohet presion mbi Këshillin Gjyqësor, prokurorët kryeministri i quan ‘mediokritete’ dhe nuk dëshiron të kërkojë falje, ndërsa miratohen ndryshime në Kodin Penal për shpëtimin e funksionarëve të pushtetit. Qëllimi është kontroll i plotë dhe mbrojtje e krimit dhe korrupsionit. LSDM-ja nuk do të jetë pjesë e një skenari të tillë dhe nuk do të marrë pjesë në legjitimimin e tij, por publikisht do të vazhdojë të kundërshtojë,” thuhet nga LSDM-ja, përcjellë Top24

Sipas tyre, pushteti nuk e dëshiron qeverinë teknike sepse hyrja e ministrave nga opozita do të thotë zbardhje të keqpërdorimeve dhe të gjithë sistemit korruptiv të ngritur nga pushteti aktual.

“Duke pasur parasysh se ekipi antikorrupsion i LSDM-së tashmë ka nisur publikimin e aferave serioze, ekzistojnë edhe shumë çështje të tjera që po fshihen nga sytë e qytetarëve. Në periudhën në vijim, AKT-ja do të shfaqë edhe shumë shembuj të tjerë – pse qeveria teknike duhet të mbetet. Qeveria teknike duhet të mbetet sepse ajo përfaqëson vijën e fundit institucionale të mbrojtjes nga keqpërdorimi i të drejtës më të rëndësishme demokratike – vullnetit të lirë të qytetarëve në procesin zgjedhor. Qeveria teknike është e vetmja dritë reale dhe mundësi, një përpjekje për zgjedhje të ndershme dhe të drejta.”Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close