LajmeMaqedoni

Kryetari i Bogovinës Feti Abazi apelon për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara nga vërshimet e ujit dhe rrëshqitjet e dheut

Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka apeluar qytetarët e komunës së Bogovinës që për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve apeluar për kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat me rezik nga vërshimet e ujit dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse, shkruan Top24

⚠️ Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit, në disa zona fushore ka pasur dëme nga vërshimet si pasojë e rritjes të nivelit të ujërave dhe vështirësi në qarkullim. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, ndodhet në terren, ku po ndjek nga afër situatën dhe po koordinon veprimet me strukturat përkatëse për menaxhimin e pasojave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
⚠️ U bëjmë apel të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara nga vërshimet e ujit dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse. Siguria juaj është prioritet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close