
Gripi ka marrë hov duke krijuar një situatë alarmante në sistemin shëndetësor. Kapacitetet në Klinikën për Sëmundje Respiratore Kozle janë të stërmbushura, ndërsa ambulancat punojnë me ngarkesë për shkak të numrit të madh të pacientëve. Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, është shënuar numër rekord kontrollesh mjekësore si pasojë e gripit.
Mjekët apelojnë që fëmijët me simptoma më të lehta të gripit të trajtohen në kushte shtëpiake, pasi sjellja e tyre në spital rrit rrezikun e infektimit të mëtejshëm. Sipas tyre, fëmijët që dërgohen në spital shpesh ekspozohen ndaj viruseve të tjera dhe përfundojnë duke u sëmurë edhe më rëndë.
“Fundjavën e kaluar janë kontrolluar 800 fëmijë që me të vërtet është numër tronditës. Për momentin siç e shihni, dhomat e pritjes janë përplot edhe pse janë festat dhe fundjavat e zgjatura….0:51 Për 24 orë kemi nga 250 kontrolle, në kujdestaritë kemi nga 150 kontrolle, pra sot presim rreth 250 kontrolle, ja tani nuk ka kaluar as gjysma e ditës së punës dhe deri më tani kemi 50 kontrolle të fëmijëve”, tha Elena Gjinovska, mejke.
Situata më shqetësuese është edhe nga numri alarmant i fëmijëve të shtruar në klinikë. Shumë prej tyre po trajtohen në gjendje të rënduar shëndetësore, si pasojë e komplikimeve nga gripi.
“100 fëmijë janë të hospitalizuar, prej të cilëve gjashtë janë më rëndë dhe janë në mbështetje të oksigjenit, të tjerët janë me komplikime nga gripi, megjithatë janë të hospitalizuar për shkak të nevojës për trajtim hospitalizues”, u shpreh Elena Gjinovska, mejke.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ku javët e fundit është shënuar rritje e ndjeshme e numrit të pacientëve me simptoma të gripit. Brenda 24 orëve, rreth 150 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore. Foshnjat dhe fëmijët me gjendje më të rënduar shëndetësore, veçanërisht ata me ndezje të mushkërive, shtrohen në klinikë për trajtim të mëtejshëm./ Alsat.mk



