
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ftuar banorët e kësaj komune që me 8 Janar e Ejte të bashkohen në tubimin përmbyllës që do të mbahen në sallën e sportit të fshatit Gradec ku edhe është fundii fushatës për zgjedhjet e përsëritura në komunën e Vrapçishtit që do të mbahen më 11 janar, shkruan Top24
Të dashur qytetarë,
Ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin përmbyllës të fushatës.
Ejani të përmbyllim këtë fushatë të suksesshme zgjedhore me entuziazëm dhe bashkim.
Së bashku drejt Fitores së Madhe! 



