LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari pyet për ligjin për përfaqësim të drejtë, qeveria po injoron realitetin demografik dhe po krijon një pabarazi të thellë në administratë

Çështja e përfaqësimit etnik në institucionet shtetërore u rikthye në qendër të debatit parlamentar, pasi deputetë të opozitës shqiptare ngritën shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohen punësimet në sektorin publik. Ata akuzuan Qeverinë se po injoron realitetin demografik dhe po krijon një pabarazi të thellë në administratë. Koordinatorja e Frontit Evropian Rina Ajdari u ndal te projektligji i ri për përfaqësim të drejtë, duke vënë në dyshim efektivitetin e tij. Ajo tha se teksti ligjor nuk parasheh mekanizma ndëshkues dhe se zbatimi i tij mbetet vetëm në nivel rekomandimi, çka sipas saj e zbraz ligjin nga çdo vlerë praktike dhe e kthen barazinë nga e drejtë kushtetuese në një qëllim politik pa obligim., transmeton Portalb.mk.

“Ligji i ri i ashtuquajtur apo i njohur si ligji i Karakamishevës që pritet të vijë në Kuvend për kinse përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk ka asnjë peshë juridike dhe në shikim të parë duket sikur ligj që është propozuar nga ndonjë organizatë joqeveritare e jo si marrëveshje politike që e ka proklamuar koalicioni VLEN tashmë një kohë të gjatë….. Në të gjitha nenet përmendet respektim dhe orientim, pra mos zbatimi i ligjit nuk do të ndëshkohet por vetëm do të regjistrohet. Barazinë nga e drejtë e zhvendosë në politikë publike”, tha Rina Ajdari.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close