Me Suat Shaqirin, Çashka fillon të frymoj shqip: Shenasi Fazliu emërohet drejtorit të ndërmarrjes publike komunale “Topolka”.
23 Dhjetor, 2025
Less than a minute
Pas shumë vitesh komuna e Çashkës në zgjedhjet e fundit lokale ia doli të ketë për herë të parë kryetar shqiptar. Me Suat Shaqirin çdo ditë e më shumë kjo komunë po mer frymë shqip. Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri gjatë ditës së sotme ka emëruar Shenasi Fazliun për drejtor të ndërmarrjes publike komunale, shkruan Top24
Nga pozita e Kryetarit të Komunës, kam emëruar Shenasi Fazliun në pozitën e Drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Topolka”.
Me emërimin e Shenasiut në krye të ndërmarrjes, jam i bindur se me përkushtim dhe përgjegjësi do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, në shërbim të qytetarëve tanë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Çashkës.
Garantoj se vendbanimet do të marrin një pamje tjetër dhe këtë do ta dëshmojë koha.