LajmeSport

Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos në Kosovë

Seleksionuesi i reprezentacionit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë.

“Sot me mëngjes në pjesën më të bukur të qytetit tim eskavatorët filluan punën për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos! Investim i MKRS në marrëveshje me federatën tonë! Aty ku u ndërtuan 5 medaljet Olimpike prej tyre 3 të arta do bahet një qendër moderne për sportin e xhudos!
E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja!”, ka shkruar Kuka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close