LajmeMaqedoniTopLajm

Filiopçe: Britanikët njoftojnë për marrëveshje prej 20mijë dollar për migrant qeveria hesht

Britanikët raportojnë se është rënë dakord për 20.000 euro për çdo migrant, ndërsa Qeveria hesht.

🎙️ Krywtari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp kujtoi se LSDM disa muaj më parë e paralajmëroi opinionin se rreziku më i madh lidhur me çështjen e migrantëve është pikërisht qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe negociatat e saj të fshehta, bisedat dhe marrëveshjet pas shpinës së qytetarëve.

„Në vend që të japin përgjigje të qarta dhe konkrete, pushteti nisi një fushatë të zezë kundër LSDM-së. Kur për herë të parë i përmendëm marrëveshjet e tyre të fshehta – të cilat më vonë u konfirmuan nga mediat e huaja – menjëherë u hodhën në sulm të ashtuquajturit patriotë të VMRO-DPMNE-së. Na akuzuan se gënjejmë, e më pas shpikën sulme personale dhe fushata kundër meje dhe funksionarëve të tjerë aktualë dhe të mëparshëm. Kur dështoi edhe ajo, vetëm e përshkallëzuan më shumë këtë fushatë“, theksoi Filipçe.

Ai nënvizoi se është skandaloze dhe e papranueshme që qytetarët nuk marrin informacione nga qeveria e tyre për këtë temë, por nga mediat britanike, të cilat publikuan detaje të reja alarmante për negociatat.

„Nga mediat britanike mësojmë se bëhet fjalë për bisedime në të cilat shqyrtohet integrimi i migrantëve në shoqërinë maqedonase, përfshirja e tyre në tregun e punës, veçanërisht në ndërtimtari, si dhe vendosja e tyre afatgjatë në vendin tonë. Për më tepër, publikohen edhe detaje që tregojnë se Britania e Madhe planifikon t’i paguajë Maqedonisë nga 20.000 funte, pra rreth 20.000 euro për çdo migrant të deportuar, sipas modelit të ri të ashtuquajturave qendra të kthimit.“

„Imagjinoni – qytetarët e Maqedonisë këtë e mësojnë nga mediat e huaja, ndërsa Qeveria hesht. Kjo është absolutisht e papranueshme. Kjo është një skandal i përmasave të padëgjuara“, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close