
Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Sela ka njoftuar se më 27 dhjetor do të mbahet Kuvendi i partisë, njofton Top24
Siç bëhet e ditur, në këtë kuvend do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike.
Njoftimi i ASh-së së Selës:
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirjen e Kuvendit të partisë.
Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike.
Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikukimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve.
– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar



